Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku në interpelancën e thirrur për rastin e gjuajtjes me armë, ka thënë se zëvendëskryeministri dhe ministri i diasporës dhe investimeve strategjike, Dardan Gashi, po të kishte pasur respektim të ligjit penal të Kosovës është dashur të shkarkohet po në natën e ahengut.
“Kjo nuk ndodhi. Përkundër kësaj, kryeministri Haradinaj e mbrojti atë. Mënyra se si ai po e arsyeton veprimin e tij është mënyrë për të dekurajuar organet e drejtësisë e të policisë për veprim të mëtutjeshëm ndaj gjestit të ministrit Gashi. Me këtë arsyetim që bëri Haradinaj, dekurajohen edhe qytetarët”, ka thënë Abdixhiku.



