Kryeministri Haradinaj në fjalimin e tij para deputetëve ka thënë se nëse gjuajtja me armë në një vend të caktuar ndodh me pajtimin e të gjithëve, atëhërë sipas tij s’ka asgjë të keqe aty, raporton ‘Zëri.info‘.
“Më paska marrë malli me pa debatin politik dhe unë e përgëzoj Glaukun. Më shqetëson interesimi për argumentet që janë të dobishme. Glauk nëse unë në Gllogjan kam vendos me përdorë një armë nëse është dakordimi i atyre që janë aty, ska ndonjë gjë të keqe aty”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka kërkuar të mbajnë korrektësi pasi është traditë gjuajtja me armë tek shqiptarët. Ai ka thënë se kjo nuk i takon atij që mban përgjegjësi.
Ndërkohë, Haradinajt i është kundërpërgjigjur Konjufca duke i thënë se “ti kryeministër din të gjuash shumë mirë por nëse gjuan Dardan Gashi duhet të evakuohet popullata”, ka thënë ai.



