Këshilltari për media në Qeverinë e Kosovës, Faton Abdullahu thotë se ndërprerja e dialogut me Serbinë njëanshëm dhe pa koordinim me Brukselin, sidomos tani, do të ishte posaçërisht e dëmshme për interesat e Kosovës .
“Kjo do ta eklipsonte jo pak agresivitetin e javëve të fundit të Serbisë, rrezikshmërinë e të cilës duhet ta kuptojnë të gjithë faktorët relevantë drejtë. Për më shumë kjo ndërprerje do t’i jepte një farë baze asaj për tu ankuar në BE dhe për të akuzuar se, ne po shtrijmë dorën por është Kosova ajo që cenon paqen dhe normalizimin”, ak shkruar në rrjetin social përfaqësuesi i Qeverisë së Kosovës, transmeton lajmi.net.
Derisa provokimet e Serbisë mund të vazhdojnë, ndërsa mos heqja dorë nga dialogu, sipas Abdullahut, gjithsesi se Kosovën e bënë më institucionale dhe më të fortë, për t’i ndalur ato provokime duke e mbrojtur sovranitetin e vendit tonë më me efikasitet.