Abedin Zymberi i lutet Arben Taravarit: Mos jepni dorëheqje, pritni edhe pak!

“Unë nuk i takoj partisë Lr-pdsh por dua të shprehi mendimin tim në kët debat. Në asnjë mënyrë nuk duhet të flitet për dorëheqje. Kryesija që prej zero, pa financa, pa mbështetje mediale e sulmuar nga të gjitha anët dhe arriti ti grumbuĺlon mbi 30.000 vota, kjo është sukses. Nëse në zgjedhjet tjera ky numër bjen atëher jeni të obliguar të jipni dorëheqje. Tash prej hiçit u bënë me 3 deputet ky është sukses. Kurse ju i nderuar doktor mos bini nën ndikimin e portaleve që fusin përçarje dhe nënçmojnë figura. Ata kan mision të tillë dhe paguhen për at punë. Nuk guxoni të dorëzoheni kaq leht, lufta vetëm se sa ka filluar….  lufta vetëm se sa ka filluar nuk duhet të lihet në gjysë. Pasi dhe është deputet. Partija me lider jasht parlamentit nuk bëhet parti. Prandaj lejani kohës. Ky është mendimi im nga përvoja ime. Kërkoj falje për ndërhyrje në kët debat.”, ka shkruar Abedin Zymberi, lidhur me paralajmërimet e Arben Taravarit se pritet dorëheqja para Këshillit Qendror /Sakte.net.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme