Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, pas shpalljes së rezultateve nga DnV-ja, e cila tha se Prishtina shkon në balotazh, u shpreh i bindur se do të jetë kryetar i Prishtinës.
Balotazhi, sipas rezultateve të DnV-së, thotë se do të jetë në mes të Shpend Ahmetit dhe Arban Abrashit. E ky i fundit u shpreh i bindur se do të jetë kryetar i Prishtinës.
“Tani e kemi balotazhin, dhe mund t’iu garantoj se shumë shpejt do të jem kryetar i Prishtinës”, u shpreh Abrashi.
Ai, gjithashtu, tha se LDK-ja është fituese e këtyre zgjedhjeve, pasi pa balotazh kanë fituar në Lipjan, Pejë, Podujevë, Fushë Kosovë dhe Viti, përfshirë edhe Prishtinën.
Demokracia në Veprim e ka nxjerrë Arban Abrashin me 35.54 për qind të votave, derisa VV-ja ka marrë 44.46 për qind.
AKR me 10.12 për qind, PDK me 5.76 për qind, AAK me 3.41 për qind dhe Nisma me 0.85 për qind.