Abrashi: Ka presion nga BE-ja që brenda këtij muaji të ratifikohet demarkacioni

Pas takimit të liderëve politik kosovarë pë të gjetur zgjidhje për demarkacionin, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, tha se BE insiston të ratifikohet kjo marrëveshje.

“Ka presion nga BE që të ratifikohet demarkacioni brenda këtij muaji në mënyrë që të merret vendimi për vizat”, tha ai.

Abrashi tha se demarkacioni duhet të ratifikohet gjatë këtij muaji, pasi dje ka pas dakordime për rishqyrtim të marrëveshjes, raporton lajmi.net.

“Pas dakordimit të djeshëm kanë shtuar fjalë të reja ne tekst duke kërkuar rishqyrtim të demarkacionit, ndërsa parparkisht janë pajtuar shqyrtim ne parim”, është shprehur ai.