Abrashi për Ahmetin: Qysh ia kemi pa sherrin në Prishtinë, njejtë kemi me ia pa edhe në dialog!

I pari i Komunës së Prishtinës dhe njëherësh kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti , është kritikuar teje mase për përfshirjen e tij në negociatat për dialogun Kosovë-Serbi. Ky i fundit nuk është lënë pa u kritikuar edhe nga kandidati i tij potencial për kryetarë Prishtine, Arban Abrashi, i cili e sheh si tejet të rrezikshme përfshirjen e tij në këtë dialog.

Sipas tij, angazhimi i kryetarit të Komunës së Prishtinës në dialogun me Serbinë, është ‘kulmi i dështimeve’ gjë për të cilën frikësohet se Prishtina do ta pësojë shumë keq njejt sikur para pesë viteve.

“Roli i tij në dialog dhe suksesi i tij ka me qenë tejet negative, që është shumë keq për Kosovën, dmth qysh kanë qenë 5 vite tejet të këqija për Prishtinën, ka me qenë rol shumë i keq edhe për Kosovën. Pra, kur përmasat kalojn kufijt e Prishtinës, qysh ja kemi pa sherrin në Prishtinë bonvaki ja shohim sherrin edhe në Kosovë”, u shpreh Abrashi për Kosova Post.

Ndryshe Abrashi thotë se Shpendi ka dështuar në qeverisjen e Komunës së Prishtinës sidomos në sektorin e buxhetit, ku për shkak të keqmenagjimit në këtë fushë, 100 deri në 110 milion euro janë të pashpenzuara, e të cilat kanë reflektuar negativisht tek qytetarët pasi që ata janë zhgënjyer nga mospremtimet e mbajtura të kryetarit aktual.

“Nëse e marrim parasysh punën e tij në Komunë atëherë i kemi shumë keq punët, atë çka e ka realizu në Prishtinë, edhe tani nëse e krahasojm këtë vitë pra në vitin e pestë po flasim për mbi 100-110 milion euro të pashpenzuara, mejete të cilat janë nda për Prishtinën e të cilat nuk janë realize. Mos flasim për shëndetësinë për rrugë për qerdhe, po flas tek buxheti sepse ai i përthekon të gjitha dhe nese e marrim këtë sindikator atëherë shohim shumë dështime në Prishtinë’, tha Abrashi

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme