Ekskluzive/Zbulohen “pazaret” e PSD’së për votimin e buxhetit, Dardan Molliqaj kërkon miliona euro për Kamenicën (Dokument)

Dardan Molliqaj del të jetë deputet i përkushtuar për banorët e Komunës së Kamenicës! Molliqaj për votimin e buxhetit kishte deklaruar se ai do të kalonte edhe pa votën e PSD-së, pasi që nuk nevojitet shumicë e kualifikuar, porse vota e Grupit Parlamentar të PSD-së në favor të projekt-ligjit për ndarjet buxhetore në lexim të parë, është rezultat i zotimit të Qeverisë për jetësimin e 5 kushteve të PSD-së dhe që buxheti i Republikës së Kosovës të mos varet nga Lista Srpska, që është instrument i Beogradit.

Por, e vërteta del të jetë ndryshe. Në Draft-Raportin me amandamente lidhur me ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2019 të cilin e ka siguruar KosovaPost, shfaqet një realitet tjetër! Dardan Molliqaj del se ka siguruar disa miliona euro projekte nga Qeveria e Kosovës për Komunën e Kamenicës e cila udhëhiqet nga bashkëpartiaku i tij, Qendron Kastrati.

Sipas amandamentit 78, deputeti Dardan Molliqaj pa përkrahjen e Komisionit Funksional, ka kërkuar të shtohet projekti me emrin: Ndërtimi i bulevardit të qytetit në Kamenicë. Për realizimin e këtij projekti nevojiten 3 milionë e 500,000.00 Euro.

Po ashtu, Molliqaj në amandamentin 79 ka kërkuar mjete në vlerë të 2 milionë eurove për renovimnin dhe funksionalizimin e shtëpisë së kulturës, “Isa Kastrati” në Kamenicë dhe komuniteteve tjera, raporton KosovaPost.

Deputeti Molliqaj nuk është ndaluar me kaq. Ai ka kërkuar që burimi financimit “grantet qeveritare” për Komunën e Kamenciës të rritet nga 20,000 euro, në shumën prej 120,000 euro.

Gjithashtu, Molliqaj ka kërkuar që “Projekti i Digës në Hidrosistem-Ndërtimi i hidrosistemit Kremenata-Kamenicë” në shumën prej 800,000.00 euro, të riformulohet.

Komisioni për Buxhet dhe Financa në mbledhjen e djeshme ka shqyrtuar Projektligjin nr. 06/L-133 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2019 . , si dhe Raportin me amendamente e procedon në Komisionet e përhershme për vlerësim sipas kompetencës:

Ky Draft – Raport së shpejti pritet të merr trajtën finale dhe të dorëzohet fillimisht në Komisionet e përhershme për vlerësim, e më pas delegohet për votim në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Në rast të votimit të tij në gjendjen aktuale, komuna e Kamenicës do të përfitojë miliona euro investime falë kërkesave të Dardan Molliqajt drejtuar Qeverisë së Kosovës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme