Abuzimi me ligjin, KAYO pengon hyrjen në godinën e “Panorama Group” në kundërshtim me vendimin e Gjykatës! Gazetarëve u bllokohet aksesi në redaksin e lajmeve nga rruga e dytë


Vazhdon për të pestën ditë refuzimi i kompanisë KAYO për të zbatuar vendimin e Gjykatës së Tiranës, e cila i dha të drejtë përfaqësuesve të “Panorama Group” për të patur akses në godinën e dytë që është më kontratë të rregullt deri në vitin 2033.

Policia Ushtarake ka rrethuar komplet zonën e ish-Uzinës së Autotraktorëve dhe pengon gazetarët të futen e redaksinë që ndodhet në godinën e “Panorama Group”, edhe pse kjo e fundit nuk është në pronësi të KAYO-s së Ardi Veliut dhe e njohur nga gjykata.

Për të shkuar në këtë godinën e Panorama Group (SHIKO HARTEN) ekziston një rrugë e dytë, e cila është komplet e pavarur nga godina News24 që ka marrë Ardi Veliu dhe KAYO.

34f8b728-07e4-42ac-bb4e-e4cba79ddf63
Harta e rrugës së redaksisë së Panorama Group, pengohet nga Ushtria!

Por edhe pse gjërat janë të qarta dhe të ndara edhe nga gjykata, vazhdon kryeneçësia e kësaj kompanie, e cila i ka dhënë urdhër policisë ushtarake që mos lejojë gazetarët dhe drejtuesit e medias.

Godina që KAYO mori me forcë është e rrethuar në të gjithë perimetrin, ndërkohë që godina e dytë e “Panorama Group” është e veçuar dhe ka rrugë alternative, ç’ka hedh poshtë pretendimet e Ushtrisë së kjo është zonë Forcave të Armatosura.

Për më shumë që në atë rrugë ushtron aktivitetin dhe shoqëria e transportit urban të linjës së ish Uzinës së Autotraktorëve dhe këta të fundit nuk pengohen ta përdorin këtë rrugë dhe parkingun që ndohet aty. E njëjta rruge të çon edhe tek redaksia e  Panorama Group, ndërkohë që pengesat artificiale janë krijuar vetëm për gazetarët dhe drejtuesit e mediave.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme