Ardi Veliu u konfiskoi dosjet gazetarëve, reporteri i BIRN: Askush s’ka të drejtë t’i aksesojë! Papërgjegjsmëri totale, ka materiale që nuk mund të ekspozohen


Reporteri i medias investigative BIRN ka komentuar konfiskimin e dosjeve të gazetarëve nga ana e Ardiu Veliut brenda godinave të uzurpuara nga KAYO dhe policia ushtarake të News24 e Panorama Group.

Reporteri Vladimir Karaj u shpreh se askush nuk ka të drejtë të aksesojë në dosjet e gazetarëve pa vullnetin e tyre.

Ai theksoi se ka materiale të gazetarëve që nuk s’duhet të ekspozohen asnjëherë, duke shtuar se është një papërgjegjshmëri totale.

Vladimir Karaj: Nuk di të them se sa janë komprementuar sepse nuk kam akses aty. Por di të them që është krejtësisht jo normale. Nuk ka rëndësi nëse janë të një gazetari investigative, kulture apo sporti, askush tjetër përpos gazetarit nuk ka të drejtë t’i aksesojë pa vullnetin e lirë të gazetarët. Edhe redaktori i vet nuk ka të drejtë të aksesojë kompjuterin, të dijë të dhënat apo burimet e vartësit të vet nëse s; është rënë dakord mes tyre. 

Fakti që persona të panjohur pa lidhje me median, është e rrezikshme, sidomos për gazetarë të emisioneve investigative që kanë burime, bashkëpunëtorë, dokumente që s’duhen ekspozuar asnjëherë. Jo cdo gjë që gazetarët mbledhin ekzposohet e bëhet publike, ka materiale që i ruajmë, nëse ekspozohen mund të kenë viktima, është papërgjegjshmëri totale, një sjellje që dëmton punën e këtyre gazetarëve. Burimet që kanë folur nuk ndihen komod duke e ditur se cfarë po ndodh.

Kush do ketë guximin nesër pasnesër të jetë burimi I një gazetari për të denoncuar korrupsionin shtetëror.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme