Kreu i pezulluar i Komisionit të Prokurimit Publik, Jonaid Myzyri, është paraqitur këtë të hënë në Gjykatën e Posaçme të Apelit, ku ka kërkuar rrëzimin e masave të sigurisë të vendosura ndaj tij: pezullim nga detyra dhe detyrim për paraqitje.
Myzyri është nën hetim nga SPAK për akuzën e “Shkeljes së barazisë në tendera”, në lidhje me një kontratë mirëmbajtjeje rrugësh me vlerë 219.8 milionë lekë (pa TVSH), zhvilluar nga ARRSH në shtator 2020. Sipas SPAK, ai dhe 7 zyrtarë të tjerë dyshohet se kanë favorizuar një bashkim operatorësh me dokumente të falsifikuara.
Apeli i GJKKO do të shqyrtojë kërkesën e Myzyrit për t’u rikthyer në detyrë, ndërsa mbrojtja kërkon ndryshimin e masave të vendosura nga shkalla e parë.



