EMRI/Arrestohet 23-vjeçari me armë zjarri në Tiranë, procedohet edhe kushëriri që e shoqëronte


Një 23-vjeçar nga Lezha, Paulo Gjini, është vënë në pranga në Tiranë gjatë një operacioni policor të koduar “Destinacioni”, pasi u kap me armë zjarri në një automjet taksi. I riu dyshohet se udhëtonte me taksi për të shmangur kontrollet e Policisë.

Gjatë kontrollit në Rrugën e Dibrës, në çantën e tij u gjet një pistoletë me municion. Në makinë ndodhej edhe kushëriri i tij, Xh. Gj., 24 vjeç, i cili është proceduar penalisht për “moskallëzim krimi”.

Sipas Policisë, ndaj Paulo Gjinit rëndon akuza “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”, ndërsa materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policise

Lëvizte me taksi, për të shmangur kontrollet e Policisë, pasi kishte me vete armë zjarri, arrestohet 23-vjeçari, banues në Lezhë.

Sekuestrohet arma e zjarrit me municion.

Procedohet penalisht kushëriri i 23-vjeçarit, i cili e shoqëronte në mjet.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara në rrugë operative, se një shtetas që levizte me taksi, posedonte 1 armë zjarri, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 finalizuan operacionin “Destinacioni”.

Gjatë operacionit, u ndalua në Rrugën e Dibrës, taksia me të cilën lëviznin shtetasi P. Gj., 23 vjeç dhe kushëriri i tij, shtetasi Xh. Gj., 24 vjeç, të dy banues në Lezhë. Nga kontrollet, në çantën e 23-vjeçarit, u gjet 1 armë zjarri pistoletë me municion.

Në përfundim të veprimeve procedurale në lidhje me këtë rast, shtetasi P. Gj. u arrestua për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, ndërsa 24-vjeçari u procedua në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme