Acarohet fushata parazgjedhore, Isa Mustafa paralajmëron fundin e PDK’së

Fushata parazgjedhore veç ka filluar të acarohet. Akuzat mes partive politike s’po kursehen më. Fjalët për dështime në punë dhe qeverisje s’po i kursejnë as drejtuesit e partive në pushtet, PDK e LDK.

Kryetari i Lidhjes Demokratike  të Kosovës, Isa Mustafa ka goditur nga Shtimja, partinë e koalicionit, PDK’në.  Mustafa nga atje ka thënë se partisë së Kadri Veselit po i vjenë fundi i qeverisjes në këtë komunë.

“Duke parë potencialet dhe entuziazmin qytetarë, është mëse e qartë se LDK është e gatshme ta marr përgjegjësinë në Komunën e Shtimes dhe në komunat tjera të Kosovës”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Ai më tutje ka thënë se prania e madhe e qytetarëve të Shtimes në përvjetorin e LDK, tregon se kjo parti është shpresa reale e tyre.

“Prania e madhe e qytetarëve në manifestimin e mbajtur në Shtime me rastin e 27 vjetorit të LDK-së, na konfirmoi se LDK-ja është shpresa reale e qytetarëve për shtet ligjor, zhvillim ekonomik dhe qeverisje të mirë në të gjitha nivelet”, ka bërë me dije Mustafa.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme