Lëvizja BESA thellon bashkëpunimin me Ramush Haradinajn dhe Fatmir Limajn

Në fillim të këtij viti, Kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limajpriti në takim, kryetarin e Lëvizjes BESA, Bilall Kasami me bashkëpunëtorë.

Limaj kishte uruar kryetarin e Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, për suksesin që kishte arritur ky subjekt i ri politik në zgjedhjet e fundit në Maqedoni.

Ne jemi të interesuar që të zhvillojmë sa më shumë bashkëpunime me Kosovën, por edhe me Shqipërinë sepse vetëm duke u angazhuar së bashku mund të realizojmë objektivat tona në të mirë të kombit shqiptar kudo që jetojnë dhe veprojnë. Uroj dhe shpresoj që ky takim të jetë vetëm fillimi i një bashkëpunimi sa më të mbarë që do mund të kemi si dy subjekte në të ardhmen, në nivel partie, por edhe në nivel të grupeve parlamentare, kishte deklaruar kryetari i Lëzjes BESA, Bilall Kasami.

Bashkëpunimi i Lëvizjes BESA ka vazhduar edhe me përkrahësin e dikurshëm të Menduh Thaçit, liderin e AAK – së, Ramush Haradinajn. Anëtari i kryesisë së Lëvizjes BESA, Adnan Azizi ka vizituar Haradinajn në Francë.

“Sot në Strazburg të Francës isha për vizitë te heroi i gjallë i luftës së fundit çlirimtare të kombit shqiptar, gjeneral Ramush Haradinaj. Në këtë vizitë shfrytëzova rastin që t’ia përcjell solidaritetin dhe mbështetjen e shqiptarëve të Maqedonisë, në përgjithësi, dhe shqiptarëve me Besë në veçanti. Të gjithë shqiptarët, pavarësisht dallimeve, e njohin dhe e respektojnë sakrificën sublime të familjes Haradinaj në krye me Gjeneralin.
Gjeneral Haradinaj, ashtu si çdoherë, krenar dhe i palëkundur në betejën e tij, i sigurt dhe i bindur në pafajësinë dhe të drejtën e tij, në asnjë moment nuk kishte dyshimin me të vogël se drejtësia është ajo që do të fitojë në fund dhe se në fund të këtij muaji do të kthehet në kullën e familjes së tij në Gllogjan.
Pas këtij takimi, ndoshta të shkurtër, por shumë vëllazëror dhe emocionues, u ndamë me shpresën se takimet e radhës individuale, shoqërore dhe partiake do t’i vazhdojmë edhe në të ardhmen, menjëherë pas kthimit të Gjeneralit në Kosovë”, ka shkruar Azizi.

Haradinaj dhe Limaj kanë bashkërenduar aktivitetet e tyre opozitare në Kosovë dhe kanë bërë të ditur se në zgjedhjet e ardhshme do të garojnë me një listë të përbashkët./Sakte.net

Fotografia e Adnan Azizi

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme