Gazetar: Adnan Qaili
Spitali klinik “Axhibadem Sistina” shënoi lindjen e foshnjës së 20.000 në Repartin e Gjinekologjisë. Blazho i vogël, i lindur më 10 dhjetor, është foshnja jubilare e spitalit që nga themelimi i brendit Sistina në vitin 2001. Për nder të jubileut të madh, i porsalinduri do të marrë trajtim falas në Spitalin Axhibadem Sistina deri në moshën 18 vjeç, si dhe nënës do t’i mbulohen të gjitha shpenzimet e trajtimit gjatë qëndrimit të saj në spital. Nga personeli mjekësor thanë se vazhdojnë të mbetën në krye të detyrës për të gjithë pacientët e tjerë.
“Kemi arsye të madhe të jemi të lumtur dhe krenar si dhe përgjegjës të vazhdojmë me këtë lloj të punës. I gjithë koncepti i Axhibadem Sistina BABY solli një dimension të ri në kujdesin për gratë shtatzëna dhe foshnjat, kemi përgatitur pako dhe mënyra të trajtimit të tyre me qëllim të jemi ndryshe nga të tjerët. Ne jemi e para dhe më e madhja gjinekologji private në vend që ka repart të posaçëm të kujdesit intensiv”, u shpreh Gordana Petrevska, Gjinekologe./Alsat.mk