Nuk do ta besoni për çfarë zihet më shumë me burrin Adelina Tahiri
Adelina Tahiri është një nga artistet më të dashura të estradës.
Aktualisht ajo gjendet e pushime ku nuk i ka kursyer edhe fotot krah bashkëshortit dhe djalit të saj.
Adelina ka vendosur të realizojë një bashkëbisedim me ndjekësit në Instagram ku i është përgjigjur disa pyetjeve rreth jetës së saj personale por jo vetëm.
Një ndjekës e ka pyetur nëse ka zënka me burrin apo jo.
“Unë nuk besoj se ekziston në bashkëjetesë pa zënka.
Zihemi dhe ne por na kalon shpejt sepse nuk mundemi pa njeri-tjetrin, kjo është dashuri.
Gjithmonë zihemi për gjërat koti”- u shpreh ajo.