Adem Mikullovci do ta udhëheqë mbledhjen konstituive të Kuvendit të Kosovës

Deputetes Flora Brovina, si deputetja më e vjetër në parlamentin e Kosovës i kishte rënë për hise të udhëheq seancën konstituive të zgjedhjes së kryeparlamentari në qeverisjen e kaluar. Brovina është 67 vjeçare dhe sërish ka fituar mandatin e deputetit. Mirëpo, kësaj radhe asaj nuk do t’i bie në hise udhëheqja e seancës konstituive. Pas certifikimit të rezultatit zgjedhor nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpejt pritet të thirret edhe seanca e parë ku deputetët do të bëjnë betimin e tyre dhe më pas edhe do ta zgjedhin kryetarin e ri të parlamentit të Kosovës.

Seanca konstituive kësaj radhe do të udhëhiqet nga aktori Adem Mikullovci, i cili fitoi ulësen në parlament nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Mikullovci është për 10 vite më i moshuar sesa Flora Brovina. Ai është 77 vjeçar.

Mbledhjen konstituive të legjislaturës së Kuvendit e thërret Presidenti i Republikës së Kosovës brenda afatit prej tridhjetë (30) ditësh nga dita e shpalljes zyrtare të rezultatit të zgjedhjeve. Në këtë rast, Hashim Thaçi.

Përgatitjet për mbledhjen konstituive të legjislaturës së Kuvendit janë përgjegjësi e Kryetarit nga legjislatura e mëparshme, respektivisht Kadri Veseli, i cili është edhe kandidat për një mandat të ri në krye të institucionit më të lartë ligjvënës.

Punimet e mbledhjes konstituivet të legjislaturës së Kuvendit, deri në zgjedhjen e Kryetarit dhe të nënkryetarëve të Kuvendit, i udhëheq deputeti më i vjetër, i ndihmuar nga deputeti më i ri, sipas moshës./Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme