Ademi: Vazhdon procesi për çështjen e paralajmëruar të vetingut brendapartiak

Nënkryetari i BDI-së Arbër Ademi, thotë se vazhdon procesi për çështjen e paralajmëruar të vetingut brendapartiak, por pa dhënë detaje rreth procedurës. Sipas Ademit, VLEN nuk ka kredibilitet për të pyetur për vetingun.

“E dini se kemi filluar dhe vijon procedura për veting brendapartiak. Ne jemi partia e parë që edhe formalisht edhe institucionalisht kemi kërkuar të gjithë funksionarët tanë në nivel qendror dhe lokal të hetohen edhe nga ish Prokuroria Speciale me kërkesë formale nga Bashkimi Demokratik për Integrim edhe nga Prokuroria Publike shtetërore. Kur jemi te VLEN nuk kanë kredibilitet moral të dërgojnë ndonjë pyetje të tillë duke i pasur parasysh të gjitha skandalet, keqpërdorimet nga ana e tyre që ndodh edhe në nivel qendror e veçanërisht në nivel lokal”, deklaroi Arbër Ademi, nënkryetar i BDI-së. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme