Adi Krasta, tregon se kë do ta votonte në Kosovë (VIDEO)

Moderatori shqiptar Adi Krasta, ka përdorur një hapësirë të emisionit të tij ‘E Diell’, që të apelojë tek votuesit kosovarë për ta votuar zëdhënësin e AAK’së, Muharrem Nitaj për Deputet të Kuvendit të Kosovës, me 11 qershor.
Gazetari dhe show-meni nga Shqipëria e lartëson kandidatin e AAK’së për Deputet, dhe ish-gazetarin nga Kosova që për disa vite kishte udhëhequr zyrën e BBC’së në Shqip, shkruan Gazeta Express.

“Në zgjedhjet shumë të rëndësishme në Kosovë, ish-shefi i zyrës së BBC në Prishtinë, kolegu im i dashur Muharrem Nitaj konkurron nën shenjen e Aleancës Për Ardhmërinë e Kosovës, me numër 34”, ka thënë Krasta gjatë spektaklit të së dielës në Top Channel.

“Në qoftë se do të kisha qenë, jo vetëm si mik, por edhe si votues në Kosovë, votën këtij burri të mençur, të kulturuar dhe artikuluar, të ndershëm, do ta kisha dhënë me katër palë duar, jo vetëm me dy”, apelon moderatori i njohur shqiptar.

Muharrem Nitaj i ishte bashkuar AAK’së, para gati dy vitesh, duke hequr dorë nga gazetaria për t’u bërë zëdhënës i partisë së Ramush Haradinajt. Ky i fundit është i nominuar për kryeministër nga koalicioni parazgjedhor PDK-AAK-NISMA.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme