Adnan Merovci shpalos detaje nga rrugëtimi për në Konferencën e Rambujesë

Adnan Merovci, bashkëpunëtori i ngushtë i presidentit të ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugova, ka shpalosur fakte të reja rreth rrugëtimit për në Rambuje.

Përmes një posti në Facebook, Merovci ka treguar se çka ndodhi në aeroplanët francezë.

”Veç fakte! 06.02.1999
“Pas shumë presioneve të Grupit të Kontaktit, Serbia e lejon udhëtimin tonë për në Rambuje nga Aeroporti i Prishtinës. Fluturojmë me dy aeroplanë francezë, të porositur nga Presidenti i Francës, Zhak SHIRAK. Në njërin aeroplan janë: Ibrahim RUGOVA, Idriz AJETI, Rexhep QOSJA, Mehmet HAJRIZI dhe Adnan MEROVCI. Këmbëngula tek organizatori i udhëtimit, Ambasadori Gabriel KELLER, që RUGOVA të jetë në të njëjtin aeroplan me anëtarët e UÇK-së. Qëllimi im është t’i relaksoj raportet e tyre deklarativisht të acaruara. Pas pak në aeroplan na u bashkuan: Azem SYLA, Jakup KRASNIQI, Ramë BUJA, Zhak UNCINGER, Shën BËRNS, zyrtar amerikan dhe Florina KRASNIQI.Të tjerët: Fehmi AGANI, Edita TAHIRI, Hydajet HYSENI, Bajram KOSUMI, Veton SURROI, Blerim SHALA, Skënder HYSENI dhe Dukagjin GORANI shkuan me aeroplanin tjetër.
Të dy aeroplanët u nisën nga Aeroporti i Prishtinës në orën 13:30 për të arritur në një aeroport ushtarak të Parisit në orën 16:30. Nga ky aeroport me autobus udhëtuam në qytezën e vogël dhe shumë interesante të Rambujesë. Aty arritëm në orën 18:00.
Hapjen zyrtare të konferencës e bëri Presidenti i Francës, Zhak SHIRAK, i cili pati një fjalim përmbajtjesor, me mesazhin: ‘Jemi takuar për paqe dhe këtë do ta arrijmë së bashku!’”.

Shkëputje nga Libri-Ditari: “Kështjella e (mos) Marrëveshjes” e autorit Adnan MEROVCI që do të dal së shpejti nga shtypi”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme