Adoleshentët po bëjnë vetëvrasje si rezultat i lojës në rrjetet sociale e quajtur “Balena blu”

Policia në Rusi janë duke hetuar një valë vetëvrasjesh në mesi e të rinjve që mendohet se është shkaktuar nga një lojë e ligë në rrjetet sociale e quajtur “Blue Whale” apo Balena blu, transmeton koha.net.

Dy nxënëse të shkollës, të moshës 15 dhe 16 vjet kanë vdekur pasi kanë rënë nga kati i 14 i një ndërtese, një tjetër e moshës 15 vjeçare ka rënë nga kati i pestë ndërsa një 14 vjeçare ka vdekur pasi është goditur nga treni.

Detektivët janë duke kërkuar ndonjë teori që i ka shtyrë ato të bëjnë ‘detyra’ të cilat i kanë shtyrë ato drejtë vdekjes së tyre, raporton metro.co.uk.

15 vjeçarja Yulia Kanstantinova ka lënë një shënim në rrjetet sociale duke thënë “fundi”(end) pak para se të postonte një foto me një balenë blu derisa shoqja e saj, 16 vjeçare Veronika Volkova ka shkruar “Ka humbur ndjenja…Fundi”, pak para se të bënte vetëvrasje.

Ndërsa është raportuar se dy adoleshent janë arrestuar nga policia në vendin e ngjarjes, pasi dyshohet se ata kanë xhiruar dy vetëvrasjet tragjike të vajzave.

Komiteti hetues rus ka hapur një hetim për “nxitje për vetëvrasje” në lidhje me vrasjen e dy adoleshentet, transmeton koha.net.

Një drejtor i një shkolle lokale i ka treguar policisë, se ai kishte marr një letër anonime nga një studente e cila i tregonte atij se studentja i ishte bashkuar një “grupi të vdekjes” dhe ka planifikuar që ta vrasë vetën së shpejti.

Policia ka identifikuar vajzën, e cila i ka shpjeguar atyre se ajo i është bashkuar një “loje” në rrjetet sociale të quajtur “Vkontakte”, e të cilës i ishin dhënë “detyra” nga administratori i faqes.

Ajo nuk i ka ndjekur ato, por është shtuar frika se të tjerët i kanë ndjekur ato ‘detyra’.

Në një rast tjetër, policia kanë konfirmuar se e ashtuquajtura loja vetëvrasëse ‘Blue Whale’ shihet si shkak i mundshëm i ‘vdekjes’.

Një gazetë ruse hetuese Novaya Gazeta ka raportuar vitin e kaluar: “Ne kemi numëruar 130 vetëvrasje të fëmijëve të cilat kanë ndodhur në mes të nëntorit 2015 dhe prillit 2016. Të gjithë këta fëmijë kanë qenë anëtarë të të njëjtit grup në internet ndërsa kanë jetuar në familje të lumtura.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme