Adri dhe Iliriana po vazhdojnë të jenë shumë aktiv me punë, pas projekteve dhe mbrëmjeve muzikore, koha është për sezonin e dasmave.
Duke qenë ndër më të pëlqyerit, sigurisht se janë ndër më të kërkuarit.
Çdo mbrëmje i gjen Adrin dhe Ilirianën nga një cep në tjetrin tek familjet shqiptare që iu besojnë momenteve të tyre më të rëndësishme.
E në pauza të shkurtëra, ata po gjejnë kohë për TikTok.
Çifti janë bërë viral me rikrijimin e një momenti televiziv kur një qytetar pyetet për bakshishe në dasëm nga një gazetare në sheshin e kryeqytetit.