Adrian Mutu: S’mund të besoj që në vitin 2023 ka një ekip kombëtar që luan në një fushë të tillë

Legjenda rumune, Adrian Mutu: S’mund të besoj që në vitin 2023 ka një ekip kombëtar që luan në një fushë të tillë.

Kombëtarja e Kosovës regjistroi sonte barazimin e tretë radhazi në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Të përzgjedhurit e Alain Giresse ndanë pikët me Rumaninë, në ndeshjen e tretë në kuadër të Grupit I.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” u mbyll baras dhe pa gola.

Pas ndeshjes ka reaguar edhe legjenda rumune e futbollit, Adrian Mutu.

Ai tha se ka mbetur i tronditur nga terreni ku u luajt loja.

“Në të vërtetë, kështu dukej në TV. Ishte një lojë ku ishim të dominuar, realisht nuk arritëm të bënim shumë në anën sulmuese. Ne shkuam në kundërsulm që na vuri në disa situata të rrezikshme, por jo aq të rrezikshme sa për të shënuar. Ishte një fushë e vështirë, vërtet nuk mund ta besoj që në vitin 2023 ka ende një ekip, në nivel kombëtar, që mund të luajë në një fushë të tillë që na kushtëzoi pak”, tha Mutu për mediat rumune

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme