Adriana Matoshi e Arjola Demiri befasojnë me veshjen në ‘Air Albania’

Sonte (e hënë) po zhvillohet ndeshja mes Shqipërisë dhe Ishujve Faroe në ‘Air Albania’.

Të pranishme në stadium janë edhe dy aktoret shumë të dashura për publikun, Arjola Demiri dhe Adriana Matoshi.

Ato kanë sjellë traditën në stadium, duke u shfaqur me veshje tradicionale shqiptare.

“Për Kombëtaren sonte, Tropojë, Medvegjë dhe Kosovë”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë postimit.

Bukuroshet kanë marrë vëmendje me paraqitjen e tyre të veçantë, ndonëse imazhet i kanë shpërndarë me ndjekësit në rrjete sociale.

Në Tiranë do të jetë një festë të madhe, pas arritjes së kualifikimit për në Kampionatin Evropian që do të mbahet në verën e vitit 2024.

Shqipëria synon që këtë fazë kualifikuese ta mbyllë si lider i Grupit E me 15 pikë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme