Adriatik Kelmendi i del në mbrojtje Daut Haradinajt

Gazetari Adriatik Kelmendi i ka dalë në mbrojtje deputetit të AAK-së Daut Haradinaj, i cili ditë me parë ka thënë se nëse Ramush Haradinaj ekstradohet në Serbi nga drejtësia franceze, asnjë serb nuk do të mbetet në Kosovë.

Kelmendi, përmes një postimi në Facebook,  i ka quajtur të tepruara reagimet e individëve dhe institucioneve të ndryshe duke thënë se adresa për reagime të ashpra ndaj spastrimeve dhe gjenocidit është në Beograd e jo tek Daut Haradinaj.

Postimi i plotë i Kelmendit:

“A bash te Daut Haradinaj paska mbetur puna a?!

Është i papranueshëm kërcënimi me gjenocid kudo. Është i papranueshëm kërcënimi me gjenocid në Ballkan. Është i papranueshëm kërcënimi me gjenocid në Kosovë e në Serbi.

Mirëpo, ja që sot në Serbi i kemi në pushtet jo vetëm ata që kanë kërcënuar me gjenocid, por që kanë qenë prijatarë të fushatës së gjenocidit.

Aleksandar Vuçiq, kryeministër e tash president i Serbisë, ish-ministër i Informatave në kohën e gjenocidit serb ndaj shqiptarëve në Kosovë. Pa therrë në këmbë “partner i Perëndimit”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme