Aeroplanët luftarakë izraelitë kanë fluturuar shumë ulët mbi qytetin Saida në jug të Libanit duke shkaktuar zhurma të mëdha që i kanë thyer dritaret dhe dridhur ndërtesat për herë të parë në disa vitet e fundit, njoftojnë burimet e sigurisë dhe banorët.
Aeroplanët luftarakë izraelitë rregullisht futen në hapësirën ajrore libaneze, thotë ushtria libaneze, por rrallë herë fluturojnë kaq ulët.
Ushtria izraelite nuk ka qenë e qasshme për koment të menjëhershëm për Reuters.
Zhurma e madhe e aeroplanëve ka shkaktuar panik në Saida, po ashtu, thotë banorët.
Tensionet janë rritur mes grupit shiit libanez, Hezbollah dhe Izraelit, të cilat për herë të fundit luftuan në vitin 2006.