Skytrax ka publikuar renditjen vjetore më të fundit të aeroporteve më të mirë në botë, “World Airport Awards”.
Për të pestin vit me radhë, sërish aeroporti më i mirë në botë është shpallur ai i Singaporit, Singapore Changi International Airport.
Bie në sy, se në 15 aeroportet më të mira nuk ka asnjë aeroport amerikan, ndërsa Evropa përfaqësohet me 6 aeroporte,në këtë renditje. /Sakte.net/
Foto Galeri
Copenhagen Airport (CPH) 26.6 milionë pasagjerë në vit. Ky aeroport është një nga shpërndarësit më të ngarkuar në Europën Veriore dhe një bazë operacionale për linjat ajrore skandinave.
Amsterdam Schiphol Airport (AMS) 58.3 milionë pasagjerë në vit. Është një nga aeroportet më të ngarkuar të Europës. I ndërtuar në vitin 1916, ai shquhet për shumëllojshmërinë e aktiviteteve për kohën e lirë, ku përfshihet edhe një bibliotekë e madhe.
Frankfurt Airport (FRA) 61 milionë pasagjerë në vit. Është një nga aeroportet më të rëndësishme për tranzitin në botë dhe një bazë për flotën prej më shumë se 270 avionësh, të Lufthansa-s. Shquhet për lehtësimin e tranzitit midis terminaleve, opsione
Central Japan International Airport (NGO) 9.8 milionë pasagjerë në vit. I ndërtuar në një ishull artificial në mes të gjirit Ise, pranë qytetit Nagoya, ky aeroport shërben si qytet fokus për Japan Airlines. Ai ka një kuvertë qielli të madhe ku mund të
Hong Kong International Airport (HKG) 68.3 milionë pasagjerë në vit. Edhe ky është ndërtuar në një ishull artificial dhe ka ofruar facilitetet më të mëdha në botë, që prej hapjes së tij në vitin 1998. Është një aeroportet më të ngarkuar të Azisë dhe ka
Incheon International Airport (ICN) 49.3 milionë pasagjerë në vit. Incheon është një nga aeroportet e elitës dhe është hapur në vitin 2001, në një ishull pranë kryeqytetit të Koresë së Jugut. Ai shërben si bazë për Korean Air dhe ka një sërë mundësish