Aktivisti Edison Lika deklaroi nga protesta se qeveria dështoi ta mbante premtimin për veriorët pasi Aeroporti i Kukësit nuk funksionon më.
Në fjalën e tij, ai theksoi se Aeroporti, që u trumbetua shumë nga qeveria, nuk ka funksionuar më shumë se 6 muaj dhe se tani ka vetëm panele diellore.
Sipas tij, premtimi i kryeministrit ndaj veriorëve mori fund shumë shpejt.
“Aeroporti i Kukësit nuk ka funksionuar më shumë se 6 muaj. Sot është i mbushur me panele diellore. Asnjë avion as nuk ulet dhe as nuk ngrihet. Hapja bombastike ku i jepej besa kuksianëve dhe gjithë veriorëve se nuk do të kishin nevojë të përdornin as Rinasin pasi premtimet e tyre do të përdornin Kukësin duket se mori fund shumë shpejt.
Kukësi si shumë qytete të tjera ka ngelur me shtëpi bosh dhe me një aeroport i zëvendësuar me panele diellore. Ky ka qenë plani dhe projekti 13 vjeçar i Ramës për qytetet shqiptare. Si Kukësin do të bëjë edhe Vlorën. Kur është premtuar se do të hapet. Në 2024? 2025? 2026? Pse nuk hapet? “, deklaroi ai.
The post “Aeroporti i Kukësit s’ka funksionuar më shumë se 6 muaj”, Aktivisti Edison Lika: Tani është i mbushur me panele diellore! Premtimi për veriorët mori fund shumë shpejt appeared first on Gazeta Shqiptare Online.



