“Shqipëria kërkon revolucion”, “Rama në burg Berisha në burg””!/ Nis marshimi në rrugët e Tiranës, protestuesit mbushin rrugët, përsërisin në kor kërkesat që i kanë nxjerrë në shesh

Protestuesit kanë nisur marshimin nga Kryeministria drejt rrugëve të kryeqytetit, duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë.

Edhe këtë ditë, qytetarë të shumtë janë bërë pjesë e tubimit, ndërsa vijojnë me thirrjet kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Në kor dëgjohen thirrjet: “Rama, jep dorëheqjen!”, ndërsa protestuesit shprehen se do të vijojnë aksionin e tyre qytetar deri në plotësimin e kërkesave të ngritura.

Marshimi po zhvillohet në kuadër të protestës së përditshme antiqeveritare që sot është në ditën e 57. Protesta prej javësh ka mbledhur qytetarë nga qytete të ndryshme të vendit dhe nga diaspora.

Protestuesit kërkojnë ndryshime politike, transparencë për çështjet që ata i konsiderojnë abuzime me fondet publike, si dhe përgjegjësi institucionale për akuzat ndaj zyrtarëve të lartë të qeverisë.

The post “Shqipëria kërkon revolucion”, “Rama në burg Berisha në burg””!/ Nis marshimi në rrugët e Tiranës, protestuesit mbushin rrugët, përsërisin në kor kërkesat që i kanë nxjerrë në shesh appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme