Aeroporti i Prishtinës me njoftim të rëndësishëm për udhëtarët

Një numër i madh i qytetarëve së fundi janë të interesuar për të udhëtuar drejt vendlindjes dhe pjesa tjetër për të udhëtuar jashtë vendit.

 

Shumica e aeroporteve për shkak të pandemisë me koronavirusin kanë anuluar fluturimet, por në disa raste bëhet fjalë për fluturime që paraprakisht janë të koordinuara nga ambasadat dhe autoritetet shtetërore.

 

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka njoftuar qytetarët se nga sot (7 maj) deri më 17 maj do të realizohen disa fluturime.

9 Maj/dy fluturime
EW 5703 Prishtinë – Dusseldorf(ora 13:55)
EUROWINGS
GM 6075 Prishtinë – Basel (ora 14:50)
CHAIR

13 Maj/dy fluturime
EW5703 Prishtinë-Dusseldorf(ora 09:15)
EUROËINGS
EW5711 Prishtinë-Stuttgart (ora 09:55)
EUROWINGS

Nga aeroporti kanë apeluar te qytetarët që për fluturime në kthim të adresojnë pyetjet në Ambasadën e Kosovës në shtetin ku ndodhen, ndërsa për bileta të kontaktojnë drejtpërdrejt Kompanitë Ajrore dhe Agjencionet.

“Për më tej, ju lusim që të keni mirëkuptim dhe për dokumente udhëtimi kontaktoni autoritetet relevante dhe përcillni informacionin e Ambasadave/Zyreve të Huaja në Kosovë në faqet e tyre zyrtare”, thuhet në njoftimin e tyre.

 

 

 

 

 

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme