Pas më shumë se tre orësh në SPAK ka përfunduar marrja në pyetje e kryetarit të Bashkisë së Fierit, Armando Subashi, në lidhje me aferën e inceneratorëve.
Sa orë qëndruat në SPAK?
Subashi: Dy ose tre orë, diçka e tillë.
Kishin ndonjë akuzë?
Subashi: Mos më bëni pyetje nga këto, sepse asgjë nuk do të merrni për aq kohë sa jam pjesë e hetimi. Unë jam i gatshëm në cdo moment. Nuk ka asnjë problem në këtë pikë.