“Albin Kurtin e kam mik që para politikës. VV-ja na dha mbështetje si koalicion në zgjedhjet e fundit të korrikut të 2020-tës, ndërsa tash edhe ne po i japim asaj përkrahje për ndryshim. Bashkëpunimi ynë duhet të jetë i frytshëm, institucional dhe në dobi të qytetarëve të Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut”, ka thënë për emisionin “Intervista” në portalin informativ News-TV, kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi.