Afrim Gashi konfirmon lajmin e Sakte.net, por BESA ka edhe një befasi tjetër!

Portali Sakte.net nga burime të sigurta kuptoi i pari se Lëvizja BESA do të përfshijë në listën kandidatë për deputetë profesionistë të dëshmuar në fushën e shëndetësisë. Pos Arben Labënishtit, i cili do të garojë në njësinë zgjedhore në zonën nr 5, edhe në zonën nr 2 dhe nr 5 pjesë e listës së BESËS do të jenë edhe mjekëtët Rexhep Mehmedi dhe Amir Elezi.

“Amiri dhe Rexhepi janë burra të shkëlqyeshëm, profesionistë të mrekullueshëm dhe njerëz shumë ndershëm, me shpirt shumë human dhe janë gjithnjë në shërbim të popullit. Krenohemi që i kemi miq dhe që i kemi në mesin tonë. Të dytë janë krenari e kombit”, kështu ka shkruar në rrjetin e tij social sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi i cili po ashtu do të jetë edhe bartës i Listës së Lëvizjes BESA për zonën zgjedhore në njësinë numër 2.

Por, portali Sakte.net mëson se BESA e cila së shpejti pritet të shpallë listat zgjedhore, një pozitë të rëndësishme u ka dhënë edhe grave, profesionisteve të dëshmuara. Në këtë rrafsh edhe nënkryetarja e Lëvizjes BESA, Ermira Asani – Alija do të jetë pjesë e listës, eksperte e fushës së drejtësisë, mirëpo befasi do të jetë edhe emri i Nurten Jaja që do të jetë edhe kandidatja e parë për deputete me mbulesë./Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme