Doktorët e Lëvizjes BESA që do jenë kandidat për deputetë

Nuk do të jetë vetëm bartësi i listës së BESËS në Strugë, Arben Labënishti doktori i vetëm që ka përzgjedhur kjo Lëvizje politike që t’i prijë betejës politike. Portali Sakte.net mëson se së paku edhe dy mjekë të tjerë do të jenë pjesë e listave zgjedhore. Në njësinë zgjedhore 1, pas nënkryetarit të Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimi, i cili është bartës liste, i dyti me radhë është Rexhep Memedi, pediatër me profesion. Po ashtu, BESA edhe në zonën zgjedhore nr 6 ka rezervuar një vend për një mjek tjetër. Mësohet se do të jetë doktor Amir Elezi në mesin e 5 kandidatëve për këtë zonë zgjedhore.

Portali Sakte.net ka mësuar edhe emra të tjerë që do të jenë pjesë e listës së Lëvizjes BESA, e cila sipas deklarimeve të kryetarit të saj, Bilall Kasami do të përbëhet nga një armatë e tërë profesionistësh me integritet të lartë moral dhe biografi të pastër./Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme