Afrim Gashi: Me votë e bëni dallimin midis shërbëtorëve të popullit apo atyre që iu shërbejnë të tjerëve

“Të nderuar qytetarë, sot është dita që e përcakton jetën tuaj në katër vitet e ardhshme: Ju duhet të zgjidhni nëse do të votoni për ata që do ju shërbejnë juve apo ata që janë shërbëtorë të tjerëve. Prandaj ju ftoj që ta shfrytëzoni të drejtën tuaj, që u jepet një herë në katër vjet dhe të deklaroheni se në cilën anë jeni ju.
Andaj dilni dhe votoni, sepse vetëm kështu bëheni pjesëmarrës në të ardhmen tuaj. Në të kundërtën të tjerët ua qepin atë.
Një votë mund të duket pak për ty, por ajo e dëshmon se në cilën anë je ti. Voto me dinjitet dhe për dinjitetin tënd e të familjes tënde. E ardhmja është në dorën tuaj andaj mos e lëshoni ta bëni ndryshimin.
Qofshi me Besë e Zoti ju bekoftë!”, ka shkruar deputeti i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi./Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme