Dje u votua në qeveri institucionalizimi i Teatrit shqiptar për fëmijë dhe të rinj, çështje kjo e iniciuar dhe përkahur nga Ministria e Kulturës, që udhëhqet nga Hysni Ismaili.
Më poshtë ua sjellim statusin e kryetarit të Altenativa, Afrim Gashi:
Kultura është themeli identitar i një populli. Teatri është një prej gurthemeleve të saj.
Si kryetar i Alternativës mburrem që nisi jetësimi i ëndrrës së brezave të rinj që ta kenë adresën e re të Teatrit për Fëmijët dhe të Rinjt në Shkup, i cili do të ndërtohet për t’i plotësuar kushtet dhe nevojat e tyre sipas standardeve bashkëkohore.
Rinia është amaneti jonë! Çkado që bëjmë është pak në krahasim me vullnetin tonë që do ta shprehim gjithnjë në interes të tyre.
Urime!