Afrim Gashi takon Xhelal Sveçlën

Sot kryetari i Alternativa, Afrim Gashi ka takuar Ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla.

“ Sot, pata nderin dhe kënaqësinë ta takoj Ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, z. Xhelal Sveçla. Në këtë bisedë tejet miqësore theksuam rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë që duhet ta ketë e ta forocojmë mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës. Meqë si ne ashtu edhe Kosova ndodhet pranë zgjedhjeve lokale, folëm për synimet tona për të fituar komunat që t’u shërbejmë qytetarëve, ndërsa u pajtuam së bashku se më e rëndësishme është që këto zgjedhje të kalojnë pa incidente dhe në mënyrë të qetë e demokratike” – shkruan kryetari i Alternativa, Afrim Gashi.

 

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme