Afrim Gashi uron Albin Kurtin: Urime miku im detyrën e re

Kryetari i Partisë Alternativa, Afrim Gashi i ka dërguar një telegram urimi kryeiministrit të ri të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Qeveria e të cilit u votua sot në Kuvendin e Kosovës. Mes tjeras Gashi shkruan se jehona e fitores së Vetëvendosjes në zgjedhjet e 6 tetorit 2019, do të shtrihet edhe në Maqedoninë e Veriut në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 12 prill.

“Themelimi i institucioneve të Kosovës me qeveri të re e cila e përfaqëson vullnetin e qytetarëve të shprehur me 6 tetor, është lajmi i shumëpritur nga shqiptarët kudo që ata ndodhen. Kjo frymë e ndryshimit nuk është lajm i mirë veç për Kosovën, por është edhe jehonë që do të shtrihet përtej kufijve të saj, se tashmë ka ardhur dita e gjeneratave të reja dhe pa hipoteka për të qeverisur.
Urime, Kosovë!
Urime miku im Albin Kurti detyrën e re!
Ju priftë e mbara.”

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme