Idrizi uron Albin Kurtin: Qeveria e re të punojë për afrimin e Shqipërisë me Kosovën

Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi ka uruar kryeministrin e ri të Kosovës, Albin Kurti, kabineti i të cilit u votua sot nga Kuvendi. Idrizi shprehet se liderët politik të Kosovës treguan maturinë e duhur duke respektuar vullnetin e qytetarëve. Ai këshillon qeverinë e re dhe kryeministrin Albin Kurti që të punojnë për të afruar politikat ekonomike, sociale e kulturore mes Shqipërisë dhe Kosovës.

“Urojmë gjithashtu që kjo qeveri të punojë pa rreshtur për të afruar politikat shtetërore ekonomike, sociale e kulturore mes dy shteteve shqiptare e të arrihet ai bashkim shpirtëror, ekonomik e social që aspirohet nga shqiptarët kudo ku janë e ti japim jetë së bashku Schengenit KUQ e Zi. I urojmë suksese kryeministrit Albin Kurti në punën e tij dhe kryeparlamentares Vjosa Osmani, e lutemi të kthehen në simbole të një politike të re e të përkushtuar ndaj qytetarit dhe shembuj të patriotizmit modern për kombin”, thuhet në urimin e Idrizit.

 

Mesazhi i Idrizit

Sot në Kuvendin e Kosovës u miratua qeveria e re e saj, një hap i vështirë e që kërkoi punë, durim e tolerancë nga aktorët politikë vendimarrës. Është një moment politik i shumëpritur nga qytetarët e Republikës së Kosovës por edhe nga gjithë shqiptarët kudo ku jetojnë të cilët e konsiderojnë këtë si një risi në politikën moderne shqiptare. PDIU pershendet formimin e Qeverisë së Kosoves me kryeministër Albin Kurtin, një qeveri e dale nga vullneti i qytetareve te Kosoves me 6 tetor si nevoje per nje qeverisje ne forcim te institucioneve te Kosoves e shtetit ligjor, luftes kunder krimit e korrupsionit.

Duke dale mbi interesat e ngushta partiake e duke vendosur më së pari interesat e vendit, klasa politike e Kosovës sot u kthye në një shembull të mirë për politikën në hapësirën mbarëshqiptare. Ne i urojmë mbarësi në punën e saj për të sjellë një fytyrë të re e pozitive në drejtimin e vendit, e të mund të sjellë mbarësi e progres për qytetarët e saj duke çrrënjosur korrupsionin e duke forcuar demokracinë e ligjin në vend.

Urojmë gjithashtu që kjo qeveri të punojë pa rreshtur për të afruar politikat shtetërore ekonomike, sociale e kulturore mes dy shteteve shqiptare e të arrihet ai bashkim shpirtëror, ekonomik e social që aspirohet nga shqiptarët kudo ku janë e ti japim jetë së bashku Schengenit KUQ e Zi. I urojmë suksese kryeministrit Albin Kurti në punën e tij dhe kryeparlamentares Vjosa Osmani, e lutemi të kthehen në simbole të një politike të re e të përkushtuar ndaj qytetarit dhe shembuj të patriotizmit modern për kombin.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme