Afrim Gashi: Vota e shqiptarëve zhvlerësohet vetëm nëse votohet BDI-ja (VIDEO)

Afrim Gashi nga koalicioni “Rilindje me BESË”, para banorëve të Çairit tha se shpërndarja e votës bëhet vetëm nëse votohet BDI-ja, ngase vota për ta është votë për Gruevskin.

“Në vitin 2013 kur 150 mijë shqiptarë e votuan këtë subjekt ai pa asnjë hezitim shkoi atë kuti me 153 mijë vota dhe shpresa të shqiptarëve ja dërgoi Nikolla Gruevskit që ai pastaj ta bëj ‘Lagjen e Trimave’, ‘Monstrën’, rrahjen fëmijëve, gjithë këto fatkeqësi për shqiptarët.”, deklaroi Afrim Gashi.

Ai poashtu pyeti se deri ku shqiptarët do të jetojnë në lagje të getoizuara, siç është Dizhoni, Gazi Baba, Serava, pa ujësjellës, pa kanalizime, me rrugë të ngushta.

“Deri kur do të durojmë do të durojmë që Nikolla Gruevski me ALi Ahmetin të investojnë me miliardë euro në sheshin 2014-të, kurse ne jetojmë në varfëri, me rrugë të ngushta, pa shtëpia pa kulm mbi kokë”, ka thënë Gashi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme