Policia deklarohet për incidentin me vëllanë e presidentit Thaçin

Në orët e para të 11 nëntorit 2016, oficeri policor Sami Hoti është përballur me një situatë jo fort të këndshme. Gjatë kontrollit të automjeteve, ai ka ndaluar edhe vëllanë e presidentit Hashim Thaçi, Nazimin.

Thaçi, pas pyetjes se a ka diçka ilegale për të deklaruar, ai ka thënë se ka një armë me vete në brez. Mirëpo, sipas raportit të siguruar nga Koha.net, ai nuk ka pasur me vete lejen për armëmbajtje. Por këtu ai ka shtuar edhe fjalët “nuk e dini ju kush jam unë se me ditë se kush jam unë nuk më kishit ndal fare”, transmeton Koha.net.

Ai më pas është shoqëruar si i dyshimtë deri në momentin kur dokumentet e identitetit dhe të armës i kanë ardhur nga djali i tij.

Nazim Thaçi, që kishte pohuar se kishte përdorur alkool, i ishte drejtuar policit me fjalët: “unë jam vëllai i Hashim Thaçit dhe nesër në mëngjes kam me i shku në zyrë te Shpend Magjuni dhe kam me e njoftu që të marrë masa ndaj jush për arsye se ju e keni ndalë vëllanë e Presidentit pa arsye”, thuhet në raportin e policit Hoti, një kopje të të cilit e ka Koha.net.

Portali Koha.net ka komunikuar me zëdhënësin qendror të Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili ka folur për këtë rast.

“Zyra për Informim e Policisë së Kosovës njofton se lidhur me rastin në fjalë nuk ka asnjë raport zyrtar të ketë ndodhur ndonjë kërcënim apo kanosje nga personi në fjalë. Raporti ka të bëjë me atë që i është gjetur arma dhe nuk e ka pasur lejen me vete, mirëpo është kërkuar të verifikohet. Ia kanë sjellë lejen që e ka pasë arma”, ka thënë Kelani, teksa potencon se nuk qëndron ajo se ka pasur kërcënim, apo “siç e parasheh Kodi Penal, kanosje”.
“Nuk ka pasur kanosje ndaj asnjë zyrtari policor nga ky person”, ka thënë Kelani.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme