Afro 40 mijë persona aplikojnë për rimburësim të kuponëve fiskal

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se kanë mbetur edhe pak ditë deri në përmbylljen e afatit të aplikimit për rimbursim nga kuponët fiskal.

Aplikimi për rimbursim të mjeteve nga grumbullimi i Kuponëve Fiskal për TM4/2017, ka filluar nga data 01 janar dhe vazhdon deri më 31 janar.

Sipas ATK-së, deri më sot numri i qytetarëve të cilët kanë aplikuar është 39,746 që në krahasim me periudhën e kaluar është më i madh.

“Aplikimi bëhet duke plotësuar aplikacionin për rimbursim të mjeteve nga grumbullimi i Kuponëve Fiskal. Aplikacioni duhet të plotësohet në mënyrë elektronike përmes ueb-faqes së Administratës Tatimore të Kosovës www.atk-ks.org në linkun Shërbime Elektronike – Aplikacioni për Kuponë Fiskal. Aplikimi bëhet vetëm një herë për të njëjtën periudhë duke u bazuar në Numrin Personal të aplikuesit”.

“Fituesit potencial do të rimbursohen me dhjetë përqind (10%) të vlerës së deklaruar, por jo më shumë se njëqind euro (100 €).Numri minimal i kuponëve fiskal të dorëzuar duhet të jetë 60 kuponë, me shumën minimale dyqindepesëdhjetë euro ( 250€)”, njofton ATK.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme