Ky është reagimi i plotë i “KD events & communications”:
Shpend Ahmeti lëshon leje, e revokon pas 6 orëve, e kopjon projektin dhe fillon transmetimin pa licence të FIFA-s dhe RTK për ndeshjet e botërorit, ky projekt i kopjuar në tërësi i Prishtina Football Fest e cila organizohet nga kompania KD events & Communications
Pas 6 viteve përvoje dhe profesionalizëm në aktivitetet e shfaqjeve të ndeshjeve të futbollit, neve si organizatorë na bëhet padrejtësi e madhe duke na revokuar pëlqimin për shfaqje në Sheshin Skënderbeu, ndërsa tani Komunës së Prishtinës ( e cila kopjon projektin tonë ) i bie ndërmend që qenka duke u zhvilluar kampionati botëror (i cili thuajse në përfundim) me një organizim të zbehtë dhe të pa denjë për neve qytetarët, e mbi të gjitha pa drejtë (licencë) të shfaqjeve nga RTK, ku kjo mbi të gjitha rezulton në padrejtësi, në shkelje të rregullave dhe pasqyrim të vërtetë të fytyrës të kryetarit Shpend Ahmeti, i cili për interesa personale dhe në dëme të qytetarëve të Prishtinës vepron me sheshet e Prishtinës si të ishin pronë e tij private.
Sipas informatave qe i kemi, për këtë organizim Komuna duhet të publikoj Shprehje Interesi / Tender per organizim, pasi qe gjithçka vjen nga taksapaguesit e Prishtinës, gjë të cilën nuk e ka bërë, gjithashtu kemi informacion me fakte që në emër të komunës, ofrohen për shitje te shfrytëzimit kabinat te cilat janë vendosur në Sheshi “Zahir Pajaziti”
Ky është turpi i radhës nga Komuna e Prishtinës, ku në këtë kohë që kemi nevojë për aktivitete kulturore dhe argëtuese, komuna i ndalon me arsye banale qe nuk qëndrojnë aspak.