Kryetari i Prishtinës që bën pjesë në Kryesinë e VV’së po merr pjesë në takimin e kësaj kryesie ku kanë mbetur njerëzit e Albin Kurtit me Grupin Parlamentar ku janë edhe deputetët e ‘rebeluar’.
Ai pasi doli për një pauzë nga takimi, ka folur për rrjedhën e takimit duke treguar edhe për atmosferën që po mbretëron aty, shkruan gazetametro.net.
Ahmeti ka thënë se atmosfera është e mirë, por është herët të flitet për qëndrim. Ai në një prononcim për mediumin Indeksonline, ka thënë se mbledhja pritet të zgjas.
‘Atmosfera është e mirë, por ende nuk ka ndonjë qëndrim pas është herët dhe mbledhja pritet të zgjas. Po diskutohet’, ka thënë Ahmeti.
Ndryshe, ky është takimi i parë ku merr pjesë edhe Molliqaj edhe Kurti pasi ndodhi përçarja që figura kryesore kishte këto dy personalitete. Analistët politikë më herët thanë se këto takime po bëhen për ta paraqitur situatën si një mospajtim konceptual, ani pse sipas tyre ndarja është e madhe dhe e pashmangshme./gazetametro.net



