Putin nis ‘luftë’ diplomatike me Amerikën në Ballkan

Një javë pasi zyrtari i lartë nga Departamenti i Shtetit, Hoyt Yee, ka lënë detyrën në Washington dhe pritet të emërohet ambasador në një prej vendeve të Ballkanit Perëndimor, është përgjigjur Rusia. Ngjashëm po veprojnë edhe ata, pasi Putin po nis një ‘luftë’ me Amerikë duke sjell në Beograd një prej diplomatëve rus që e njeh më së miri Ballkanin, përcjellë GazetaMetro.net

Aleksandar Botasn-Khrachenko vlerësohet në Rusi si njohësi më i mirë i regjionit të Ballkanit, përfaqësues i rusëve në bisedimet për Kosovën, ndërsa emërimin e mundshëm të tij e ka konfirmuar edhe presidenti serb Aleksandar Vucic.

Lajmi për emërimin e tij vjen një javë pasi Brian Hoyt Yee, la detyrën e zëvendësit të ndihmës-sekretarit të shtetit të SHBA’ve, ndërsa pritet të emërohet ambasador në Sarajevë.
Vucic e përshkroi atë si diplomat “prominent, i mprehtë, i fuqishëm, dhe si një ndër specialistët e diplomacisë ruse”.

Emri i Botasn-Khrachenko u bë i njohur më së shumti gjatë procesit të zgjidhjes së statusit të Kosovës, në kohën e kur Bashkimi Europian, SHBA’të dhe Rusia kishin caktuar nga një ndërmjetësues për bisedime në të ashtuquajturën ‘trojka’.

Ai është përfshirë në proceset e Ballkanit që nga koha kur ka nisur ndarja e Jugosllavisë dhe përshkruhet si një profesionist i nivelit të lartë, me shumë energji për punë.

Bostan- Khrachenko është një diplomat karrierë, që ka punuar si përfaqësues special i ministrisë së jashtme të Rusisë për Ballkanin, dhe ishte pjesë e Këshillit për implementimin e Marrëveshjes së Dejtonit.

Poashtu anëtar i delegacionit rus në bisedimet e paqes në Dejton si dhe në takimet e grupit të kontaktit.

Së fundmi, Bostan- Khrachenko ishte njeriu kyç i Rusisë për të penguar anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme