Kryeministri i vendit Zoran Zaev, me anë të një postimi në facebook, ka njoftuar se ka pasur takim me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti dhe se janë dakorduar që LSDM-ja dhe BDI-ja bashkërisht të shkojnë në zgjedhjet lokale.
Sipas Zaevit, qëllimi i këtij koalicioni parazgjedhor është që të përfshihen sa më shumë parti politike nga koalicioni qeveritar.
“Vijojnë procedurat për përzgjedhjen e kandidatëve më të mirë të cilët do të jenë personalitete që dinë dhe që janë të përgatitur për ta dhënë rezultatin më të mirë për qytetarët e çdo qyteti, çdo fshati dhe çdo lagje. Mbështetjen e ndërsjellë në disa komuna do ta japim që në raundin e dytë të zgjedhjeve, ndërsa në komuna tjera do të japim mbështetje në raundin e dytë. Jemi pajtuar që institucionet kanë për detyrë dhe kapacitet që të sigurojnë zgjedhje lokale, demokratike, fer dhe profesionale”, ka shkruar Zaev . /SHENJA/