Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti dhe ministri Abrashi, sot kanë nënshkruar dy marrëveshje bashkëpunimi, marrëveshje bashkëpunimi për realizimin e projektit, “Punë Publike” ku do të punësohen 50 punëtorë dhe marrëveshje për realizimin e projektit, “Praktikant në Qendren për punë sociale në Lipjan”, raporton Ulpianapress.
Lajmin për vizitën e Abrashit në Lipjan dhe nënshkrimin e marrëveshjeve i ka bërë publike kryetari Ahmeti nëpërmjet rrjetit social Facebook.
‘’Dy marrëveshje me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale
Sot nënshkruam dy marrëveshje bashkëpunimi me ministrin z. Arban Abrashi, Marrëveshje Bashkëpunimi për realizimin e projektit, “Punë Publike” ku do të punësohen 50 punëtorë dhe Marrëveshje për realizimin e projektit, “Praktikant në Qendren për punë sociale në Lipjan”, shkruan Ahmeti./Ulpianapress/