Ahmeti, Grubi, Mijallkov, Jankullovska, Duraku… do të thirren për Lagjen e Trimave të Kumanovës

Pala mbrojtëse në rastin e Kumanovës si dëshmitarë ka propozuar funksionar të lartë shtetëror dhe partiak, në mesin e tyre edhe lideri i BDI-së Ali Ahmeti, deputeti Artan Grubi, ish ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, ish shefi i DSK-së Sasho Mihajllkov, Mitko Çavkov, Shenasi Memeti, lideri i LSDM-së Zoran Zaev, ish Gjenerali Stojançe Angelov, ish deputeti Hysni Shaqiri, ish zv/ kryeministri Musa Xhaferi , deputeti Ejup Alimi, kryetar i komunës Likovës Sadulla Duraku , ekspert të balistikës, mjek të obduksioneve, neuro psikiatër dhe shumë të tjerë.

Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Gordana Jankullovska, ish ministre e Brendshme.

Sasho Mijallkov, ish shef i DSK-së.

Mitko Çavkov, Byroja për Siguri Publike.

Musa Xhaferi, ish Zv/kryeministër.

Artan Grubi, BDI.

Ejup Alimi, BDI.

Sadulla Duraku, kryetar i Likovës.

Hysni Shaqiri, ish deputet.

Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

Stojançe Angellov, kryetar i partisë “Dinjiteti”.

Ndërsa nga ana tjetër prokuroria si dëshmi plotësuese ka dorëzuar një video incizim të marr nga njësitë speciale nga momenti i fillimit të aksionit deri në dorëzimin e të akuzuarve si dhe xhirime nga dëshmitë e të akuzuarve të dhënë në fazën hetimore. Avokatët e kanë hedhur poshtë këtë dëshmi duke kërkuar që incizimi t’i dorëzohet edhe palës mbrojtëse.

“Do të insistojmë që atë CD fillimisht ta shohim edhe ne dhe më pas të mund të japim edhe mendimin tonë se nëse kjo CD duhet të merret si dëshmi nga ana e prokurorisë, edhe pse vendimin përfundimtar do ta jep gjykata – deklaroi avokati Lupço Veselinovski.

Ndryshe gjatë procesit të sotëm gjyqësor ka dëshmuar edhe dëshmitar i fundit, Elham Arifi i cili tha se nuk ndjehet fajtor për akuzën me të cilën ngarkohet. Seanca për rastin e Kumanovës do të vazhdoj me 9 maj, kur edhe shënohet 2 vjetori i kësaj ngjarje.

Senat Zylbehari

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme