Ahmeti i bindur në fitore! BDI ka vendosur t’i vjedh votat?!

Sipas liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, “këto zgjedhje janë të rëndësishme dhe siç shton, “nuk dyshoj në fitoren që ne do korim”, raporton Aktuale.mk.

“Kemi patur një mandat tepër të rënduar këto dy vite. Janë bërë edhe punë të mira, kemi mundur të bëjmë shumë ma shumë, nëse nuk përballeshim me një krizë. Ka forca egoiste dhe regeresiste që u intereson stagnimi i mëtejmë i situatës. Ne po ndërtojmë bashkë një platformë që duhet ta realizojmë në vitet që pasojnë.

Ajo punohet nga ekspertë të BDI-së që mendoj se jam shumë i sigurt se programi jonë është i pakonkurrentë. Përpiqen disa, por hapat i kanë të vegjël, mundësitë i kanë të pakta. Mendoj se ata nuk duhet të shajnë e ofendojnë BDI-në, le ta paraqesin ofertën tek populli se çka mund të bëjnë më mirë se BDI. Çdo vendimi i ynë është vullnet i shumicës”, ka thënë lideri i BDI-së Ali Ahmeti, gjatë pjesëmarrjës në tubimin e Forumit të gruas të BDI-së në Tetovë.

Mirëpo Ahmeti nuk ka sqaruar se si është aq i sigurtë në fitore, pos nëse kjo parti ka në plan manipulimin e procesit zgjedhor ngaqë fitoren ose jo të subjekteve politike në shtetet demokratike e përcaktojnë votuesit e jo deklarimet e liderëve!/Sakte.net