Sot në pallatin e kulturës në Tetovë, Forumi i Gruas i BDI-së ka pasur takim me liderin e saj Ali Ahmeti.
Në këtë takim është diskutuar roli i femrës në shoqëri dhe politikë, sfidat me të cilat është përballuar dhe përballohet në vazhdim si dhe mundësinë që BDI i jep femrës në çështjen vendimarëse. Takimin e ka hapur shefi i shtabit zgjedhor qendror Bekim Neziri. Fjalë rasti kanë marrë edhe Ali Ahmeti dhe Teuta Arifi, mirëpo në tubim nuk është parë njëra nga figurat qendrore të kësaj partie, Musa Xhaferri. Por, burime të portalit Sakte.net bëjnë të ditur se për disa çaste atmosfera është tensionuar shkaku i një informate se edhe Musa Xhaferri ndodhet në sallë, informatë kjo që është demantuar nga organizatori dhe më pas aktiviteti ka vazhduar sikur të mos ketë ndodhur asgjë./Sakte.net